Kovaçevski: Propozimi francez i volitshëm per RMV-në

PUBLIKOHET NË UEB-FAQEN E QEVERISË

Në propozimin francez janë kycur të gjitha vërejtjet tona. Sot jemi në një pozitë shumë më të volitshme – ka deklaruar Kryeministri Dimitar Kovaçevski pas takimit me partnerët e koalicionit qeveritar ku është shqyrtuar propozimi francez për heqjen e vetos për eurointegrimet e vendit, raporton Klan M.

“Propozimin e shohim si bazë solide për ndërtimin serioz të një qëndrimi shtetëror për mundësitë që na hapen. Në këtë propozim kemi pozicione të definuara për pranimin e qartë të gjuhës maqedonse si dhe protokolli të mos jetë në kornizën negociuese. Pozicioni ynë për nisjen e pakushtëzuar të procesit negociues dhe mbajtjes së Konferencës me BE-në është kycur në propozimin” – tha Dimitar Kovaçevski, kryeminister

Ndërkohë, propozimi ku janë vendosur vërejtjet e Qeverisë së RMV-së nga sot është I kapshëm për opinion dhe është vënë në konsultim të gjerë. Në ueb faqen e Qeverisë është janë publikuar draft-dokumentet që përbëjnë propozim-pakon e presidencës franceze me BE-në.

Sipas Zv/Kryeministrit për Cësëhtje Evropiane, Bojan Mariçiq, në momentin kur RMV-ja dhe vendet anëtare të BE-së, do të pajtohen me kornizën negociuese, ku sic tha, cështjet historike nuk do të jenë pjesë të kësaj kornize, do të thirret Konferenca e Parë Ndërqeveritare. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share