Kryetari I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, për KlanM ka deklaruar se ende nuk ka marrë ftesë nga Qeveria për konsultime rreth propozimit të ri francez për zgjidhjen e kontestit Shkup-Sofje.
Në Qeveri janë mbledhur partnerët e koalicionit të cilët diskutojnë rreth këtij propozimi kurse në orën 14.30 Ministri I Jashtëm, Bujar Osmani dhe Zv/Kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq në brifing me mediat do ta prezantojë këtë propozim.
Kryeministri Kovaçevski dje paralajmëroi se propozimi I ri francez do t`I nënshtrohet një procesi të gjerë konsultativ kurse do t`i dorëzohet Presidentit dhe Parlamentit. /KlanMacedonia/