Fillon regjimi sezonal i komunikacionit për automjete të rënda transportuese

Prej sot e deri më 31 gusht në rrugët shtetërore në vend do të zbatohet regjimi i përkohshëm i komunikacionit në periudhën verore, me çka ndalohet lëvizja e automjeteve të rënda transportuese, pesha e të cilëve e përgjithshme tejkalon 15 tonë gjatë ditëve të fundjavës dhe gjatë ditëve me temperatura ekstremisht të larta.

Intervalet kohore të ndalesës për automjete të rënda transportuese janë: e premte prej orës 17 deri ora 22, të shtunën prej orës 9 deri ora 18 dhe të dielën prej orës 9 deri ora 22.

Siç njoftoi Lidhja Automoto e Maqedonisë, në ditët me temperatura ekstremisht të larta, të përcaktuar nga Ministria e Shëndetësisë, ndalesa do të vlejë edhe prej të hënës deri të enjten në periudhë prej orës 11 deri ora 17.

Kufizimi nuk ka të bëjë me automjetet të cilat transportojnë kafshë, lule, ndihmë humanitare, drithëra dhe mall që prishet lehtë, naftë dhe derivate të naftës, transport të materialeve të rrezikshme dhe automjete, të cilat kryejnë transport për kompani të cilat kanë lidhur marrëveshje për realizimin e projekteve në rrugët shtetërore me Ndërmarrjen publike për rrugë shtetërore.

Prej sot fillon edhe zbatimi i regjimit të përkohshëm të komunikacionit në periudhën gjatë stinës së verës, prej 1 korrikut deri 1 shtator, në rrugën magjistrale A2 Shkup – Ohër – Shkup, me të cilin ndalohet lëvizja e automjeteve të rënda transportuese, pesha e të cilave e përgjithshme tejkalon 7,5 tonë gjatë fundjavave.

Intervalet kohore të ndalesës për lëvizje janë: e premte prej orës 15 deri ora 22, të shtunën prej orës 7 deri ora 12 dhe nga ora 18 deri ora 24 dhe të dielën prej orës 7 deri ora 22.

Lidhja Auto Moto e Maqedonisë informoi se komunikacioni në rrugët shtetërore në mëngjes po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share