Nga sot energjia elektrike shtrenjtohet për 7.4 për qind. Komisioni Rregullator Energjetik njoftoi se rritja do të prek 98.8 për qind të qytetarëve, ndërsa do të ketë 4 tarifa të reja. Me këto 4 lloje tarifash të energjisë elektrike që do të vlejnë vetëm për tarifën e lartë, qytetarët do të duhet të paguajnë më shumë nëse harxhojnë më shumë energji elektrike. Ndërsa për tarifën e ulët e cila është nga ora 22:00 deri në 07:00 të mëngjesit nuk do të ketë bllok të tarifave të reja por edhe këtu do të ketë rritje për 1 denar.
Bllok tarifat do të jenë si në vijim.
BLLOK TARIFАT
1- Nëse qytetarët do të shpenzojnë deri në 210 kilovat në muaj, do të paguajnë 7,72 denarë për kilovat (rritje prej 5,5%)
2- Nëse qytetarët do të shpenzojnë deri në 630 kilovat në muaj, do të paguajnë 8,08 denarë për kilovat (10,3% rritje)
3- Nëse qytetarët do të shpenzojnë deri në 1050 kilovat në muaj, do të paguajnë 8,65 denarë për kilovat (18,3% rritje)
4- Nëse qytetarët shpenzojnë mbi 1050 kilovat në muaj atëherë do të paguajnë 17,47 denarë për kilovat (138,7% rritje)
Për shkak të aplikimit të katër tarifave të reja, Komisioni rregullator i ka propozuar elektrodistrubcionit që leximi I matësve të ernegjisë eletkrike të bëhet çdo muaj./KlanMacedonia/