Kryeministri Dimitar Kovaçevski për herë të parë I është drejtuar opinionit, pas mbërritjes së propozimit të modifikuar francez.
Deklarata e Kryeministrit, sic njofton KlanM, ishte e njëjtë sikurse e pasditës e Qeverisë ku u njoftua se ka mbërritur propozimi francez
Kryeministri tha se propozimi ka mbërritur sot në Qeveri, pas intervenimit tonë në Bruksel dhe reagimit ndaj draft-dokumentit. Qëndrimet zyrtare do të bëhen publike pas përfundimit të gjitha konsultimet.
“Të përmbahemi nga spekulimet, procesi do të jetë transparent” – tha Kovaçevski.