Berisha në Parlament: Tenderat po fitohen me 99.9% të fondit limit

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi nga foltorja e Kuvendit se qeveria po i vjedh qytetarët në një kohë kur po paguajnë çdo produkt jetik më shtrenjtë se vendet europiane.

Kreu i selisë blu theksoi se tenderat jepen me 99.9 për qind të fond limit, dhe fituesi i tenderit i paguan 30 për qind qeveritarëve.

“Politika çnjerëzore. Kjo është një vjedhje e hapur. Prej shumë kohësh tenderat fitohen me 99 për qind të fondit limit, kam kohë që hetoj dhe çfarë më rezulton.

99.9% e fondit limit që s’ndodhte kurrë me parë, paratë që fituesi i tenderit duhet ti paguajë zyrtarit dhe qeveritarit.

Do të jap me 99 për qind tenderin, do më japësh 30 për qind të kësaj shume”, tha Berisha. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share