Antikorrupsioni jokompetent për ish drejtorin e SHA ”Aerodromi”

NJË KËSHILLTAR KOMUNE KA VOTUAR PËR NDARJEN E MJETEVE PËR SHOQATËN E TIJ

Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit në seancën e sotme konstatoi konflikt të interesit, përkatësisht mospërjashtim gjatë votimit si situatë e posaçme në të cilën është gjendur një anëtar i Këshillit të një komune, njëkohësisht kryetar i një Shoqate të qytetarëve. Antikorrupsioni kërkon të iniciohet procedurë më përputhje me sanksionet për kundërvajtje dhe kompetencat ligjore të këtij komisionit.

“Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit konstaton se ai ka kryer shkelje të dispozitave ligjore. Ai ka marrë pjesë dhe ka votuar për ndarjen e mjeteve për shoqatën, e cila në bazë të të dhënave nga Regjistri Qendror, ai është edhe themelues edhe pronar i së njëjtës. Në të vërtet, nuk ka ardhur deri te lidhja e marrëveshjes mes komunës dhe shoqatës përkatësisht mjete nga buxheti i komunës nuk i janë transferuar shoqatës, ku anëtari i Këshillit dhe pronari është edhe personi udhëheqës” – tha Sofka Pejovska Dojçinovska, KSHPK.

Në lidhje me lëndën kundër dy personave të punësuar në SPB Kumanovë, në cilësinë e kryetarit dhe anëtarit të komisionit disiplinor, të cilët kanë vepruar sipas propozimit për inicimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë për shkak të shkeljes së rendit të punës dhe disiplinës kundër parashtruesit të kërkesës, Antikkorrupsioni vendosi që paraqitja të dorëzohet në Repartin e kontrollit të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale në MPB.

“Bëhet fjalë për personin e parë se, parashtruesi i kërkesës ka qenë në marrëdhënie të trazuara ndër-personale, ndërsa për anëtarin e dytë – anëtar i komisionit disiplinor, paraprakisht parashtruesi ka qenë në cilësinë e kryetarit të komisionit kundër së cilit është zhvilluar procedurë disiplinore. Kemi situatë të kundërt, personi i cili paraprakisht ka qenë lëndë e procedurës disiplinore tani është anëtar i komisionit kundër personit i cili paraprakisht ka qenë kryetar në atë komision disiplinor” – tha Vladimir Georgiev, KSHPK

Ndërkohë, nga Antikorrupsioni theksuan se nuk kanë asnjë element për ndërmarrjen e ndonjë veprimi dhe nuk kanë kompetenca për paraqitjen e dorëzuar ku, parashtruesi dyshon se ish drejtori i SHA “Aerodromi” të Maqedonisë së Veriut, edhe pse e ka ditur se banka Eurostandard është në krizë dhe do të ketë probleme rreth asaj, ka deponuar para të kompanisë në këtë bankë. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share