Nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë njoftojnë se qarkullimi në rrugët shtetërore është i pandërprerë dhe në rrugë të thata.
Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur.
Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.
Nga LAMM rekomandojnë rregullim të shpejtësisë, respektim të sinjalistikës së vendosur në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht ka të bëjë me segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë./KLanMacedonia