Shkolla verore 2022, ka vijuar sot me programin e paraparë ku u zhvilluan ligjërata dhe workshope nga ekspertë të njohur, ligjërues universitetesh dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Dita e tretë e
Shkollës verore filloi me ligjëratën e përfaqësuesit të Programit ndërkombëtar Fulbright, profesorit të shkencave politike, Christopher Dolan.
Ai, para nxënësve dhe studentëve e paraqiti temën për reformat në gjyqësor dhe shoqërinë civile. Profesor Dolan theksoi se kjo Shkollë verore është e një rëndësie të veçantë, sidomos kur bëhet
fjalë për të rinjtë si një komunitet i rëndësishëm, që premton shumë për të ardhmen e këtij vendi. Ai i përgëzoi organizatoret e kësaj ngjarjeje dhe sikurse u shpreh, në kohën e kësaj apatie sociale
që po na kaplon gjithmonë e më shumë, këta organizime afrojnë të rinj dhe të reja rreth një ideali.
Po ashtu, sot, drejtoresha e Qendrës për Paqe dhe Komunikim Transkulturor, Mr. Sc. Donika Kamberi, ligjëroi në temën “Ndërtimi i paqes, dhe sundimi i ligjit në shoqëritë post-konfliktuale”,
ku e prezantoi studimin për Kosovën, Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Maqedoninë e Veriut, si vende fqinje, që ndajnë një të kaluar dhe histori të përbashkët pasojash nga konfliktet e luftës.
Ndërkaq në pjesën e dytë, ajo zhvilloi një workshop, në të cilin kërkoi nga pjesëmarrësit t’i plasojnë idetë, qëndrimet, opinionet dhe rekomandimet për hartuesit e ligjeve, rekomandime të
cilat do të përfshihen në raportin që do të publikohet nga Qendra për Paqe dhe Komunikim Transkuluturor e Universitetit të Tetovës.
Një tjetër ligjërues që sot realizoi takim me pjesëmarrësit e Shkollës verore 2022, ishte edhe profesori universitar, ish-ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Kinë dhe Poloni, Prof. Dr. Fatmir
Xheladini. Ai foli për procesin e negociatave dhe transparencën e institucioneve të Bashkimit Evropian.
Dita e sotme i përmbylli punimet me ligjëratën e profesoreshës Tatum James, e cila e prezantoi një temë mjaft aktuale, si: “Detektimi i lajmeve të rrejshme dhe keqinformimi”. Ajo i porositi të rinjtë,
si përdoruesit kryesorë të platformave sociale, që të mos bien pre e lajmeve të rrejshme dhe mos t’i shpërndajnë të njëjtët pa e konfirmuar burimin e tyre.
Shkolla verore 2022, do t’i vijojë punimet e saj sipas programit dhe dinamikës së realizimit të leksioneve, debateve dhe aktiviteteve të tjera rekreative.
Lexo gjithashtu
ASH e Selës | Kongresi i sotëm rikthen Ziadin Selën në krye të partisë
Kongresi i sotëm i krahut të Ziadin Selës në Aleancën për Shqiptarët, ka votuar për shkarkimin e Arben…
18.02.24 15:53
SPB-Tetovë konfirmon se është gjuajtur me armë në Tetovë, një i vdekur!
Në orën 20.35 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën “Shtipska” në Tetovë, një person që kishte…
05.07.24 20:16
Edi Rama: Uroj që situata e krijuar nga KQZ të mos dekurajojë qytetarët
Sot më 14 Maj, ka hedhur votën e tij në orën 10:50 Kryeministri i vendit Edi Rama në…
14.05.23 14:06