SHBA-të PËRFORCOJNË POZICIONIN NË EVROPË
Në Madrid, liderët botërorë mbajtën takimet në samitin e NATO-s ku diskutuan për luftën në Ukrainë si dhe synimin e Perëndimit për të vazhduar mbështetjen humanitate, diplomatike dhe ushtarake .
Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez , mikpritës i samitit, deklaroi se Rusia do të identifikohet si “kërcënimi kryesor” i aleancës ushtarake në konceptin e saj të ri strategjik. “Ne po i dërgojmë një mesazh të fortë Putinit,” shton ai, “Ju nuk do të fitoni”.
Ndersa kancelari gjerman Olaf Scholz konfirmoi mbeshtetjen e NATOS ndaj kievit.
“Rusia ka shkelur sovranitetin dhe integritetin e Ukrainës me luftën e saj brutale. Prandaj është e drejtë që shtetet që po takohen këtu, por edhe shumë të tjerë, të japin kontributin e tyre në mënyrë që Ukraina të mbrohet me mjete financiare, me mjete humanitare, por edhe duke siguruar armë për të cilat Ukraina ka nevojë urgjente” deklaroi Olaf Scholz, Kancelar i Gjermanisë
Kryeministri holandez Mark Rutte tha se samiti ishte një mundësi për të treguar se “NATO është kthyer” dhe se ajo qëndron e bashkuar në mbështetjen e Ukrainës.
Presidenti francez, Emmanuel Macron zhvilloi bisedime në Madrid me presidentin turk, Tayyip Erdogan. Ata u takuan pas vendimit të Turqisë për të hequr veton mbi ofertën e Finlandës dhe Suedisë për t’u bashkuar me aleancën perëndimore.
“Ne do të marrim një vendim në samit për të ftuar Suedinë dhe Finlandën të bëhen anëtare. Unë mendoj se vështirë se mund të gjesh ndonjë proces tjetër ekzistues që mund të merret kaq shpejt pas aplikimit që ndodhi nga mesi i majit. Pastaj sigurisht, pas ftesës, na duhet procesi i ratifikimit në 30 parlamente. Kjo kërkon gjithmonë pak kohë, por pres që të bëhet më shpejt”, deklaroi Jens Stoltenberg shef i NATO-së
Marrëveshja, u konsiderua si nje fitore per Erdoganin në mediat turke.
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy iu drejtua udhëheqësve të NATO-s ku iu këkroj të ndërmarrin veprime kundër Rusisë pas një sulmi në qendrën tregtare në qytetin Kremenchuk. Zelenskiy e shtyu Këshillin e Sigurimit të dëbonte Moskën nga Kombet e Bashkuara dhe të krijonte një gjykatë për të hetuar veprimet e ushtrisë ruse në Ukrainë, e cila pushtoi më 24 shkurt.
I pranishëm në samitin e NATO-s presidenti amerikan Joe Biden u shpreh se shtetet do të përmirësojnë konceptin strategjik të NATO-s dhe do të riafirmojnë unitetin dhe vendosmërinë e aleancës për të mbrojtur çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s. Aleanca synon gjithashtu të ketë deri në 300,000 trupa ne gadishmeri ne rast se konflikti zgjerohet./KLanNews