Lëvizja BESA në mbledhjen e fundit të Kryesisë Qendrore solli këto vendime

Lëvizja BESA mbështet fuqishëm rrugëtimin euro-integrues të Maqedonisë së Veriut prandaj çdo veprim politik i cili do ndihmonte procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian dhe nuk do cënon interesin e shqiptarëve në vend, do të ketë mbështetjen e Lëvizjes BESA.

Sa i takon propozimit francez për heqjen e vetos bullgare për Maqedoninë e Veriut e vlersojmë si një proces i cili do duhet të përcillet në hapa ashtu edhe si do rrugëton vendi drejt integrimit të vendit, ndërsa sa i takon hapjes së kushtetutës së vendit konform ndryshimeve që do duhet të ndodhin, Lëvizja BESA edhe njëherë riafirmon qendrimin e vet se në hapjen e rradhës të kushtetutës do përdorim gjitha mekanizmat parlamentare që të imponojmë heqjen e terminologjisë nënçmuese për shqiptarët si çështja e 20% i cili duhet të zavendësohet me fjalinë “gjuha shqipe”

Poashtu Lëvizja BESA përmes deputetëve të saj në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut do luajë rol konstruktiv për aq sa qasje të njejtë do kenë edhe partitë e shumicës parlamentare, por nga përvoja e hidhur ku përmes precedentit parlamentar shumica largoi deputetin e Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli nga komisioni për zgjidhje dhe emërime, si dhe sjelljeve të fundit të pahijshme të deputetit të BDI-së ku duke treguar “muskujt” ndaj kolegëve të vet tregon për arogancën e

pushteti, prandaj edhe rikonfirmohet si qendrim i drejtë i Lëvizjes BESA se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Sa i takon situatave aktuale politike në vend Lëvizja BESA edhe njëherë shpreh konstruktivitetin politik si parti opozitare për të gjitha proceset politike në vend, por duke pasur parasysh se shumica aktuale politike ka humbur legjitimitetin e saj dhe gjitha politikat e tyre janë të dëmshme për qytetarët duke nisur që nga keq menaxhimi me sektoret e energjetikës, ekonomisë dhe gjitha sferat e tjera, Lëvizja BESA vlerson se kjo katrahurë e krijuar nga shumica parlamentare duhet të ndalet përmes organizimit sa më të shpejtë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ku verdikti do kthehet te sovrani dhe populli do vendosë se kush të udhëheqë në të ardhmen me shtetin.

Nësë Qeveria nuk reflekton ndaj qasjes konstruktive të Lëvizjes BESA atëherë nuk përjashtohet mundësia që në një bashkëpunim më të gjërë opozitar si politik ashtu edhe shoqëror, të organizohen edhe protesta deri në rrëzimin e kësaj qeverie, thuhet në kumtesën e Lëvizjes BESA.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share