Lojërat Mesdhetare: Mundësit e RMV-së fitojnë dy medalje

Nurov fitoi medaljen e artë, ndërsa Egorov fitoi të bronzit

Mundësi Mogamedgadzi Nurov ka fituar medaljen e artë, ndërsa Vladimir Egorov të bronzit në edicionin e 19-të Lojërat Mesdhetare që mbahen në Algjeri “Oran 2022” .

Mogamedgadzi Nurov ia doli që të mbron titullin dhe kampion i Lojërave Mesdhetare të katër viteve më parë në Tarragona dhe të sjellë një tjetër medalje brilante për sportin e Maqedonisë së Veriutr. Ai në finale në një luftë dramatike në momentin kyç shkëlqeu kundër, Feyzullah Akturk nga Turqia duke fituar 4-3 me pike, dhe u stolis me medaljen e artë.

Lufta ishte super-interesante, Akturk kaloi në epërsi me 0-3, por pikërisht atëherë Nurov tregoi cilësit e tija. Menjëherë pas pushimit të shkurtër,mundësi ynë zbuti rezultatin në 2-3 , ndërsa goditjen e fundit e bëri pikërishtë në sekondin e fundit, pasi arriti të gjendej pas shpinës së turkut me një shtrëngim të madh, duke fituar dy pikë për fitore dhe medalja e artë.

Kjo është medalja e dytë për mundësit e Maqedonisë së Veriut në Lojërat Mesdhetare në Oran të Algjerisë në Algjeri, pasi më parë Vladimir Egorov fitoi medalje të bronztë për vendin tonë. Ai në luftë për medalejn e bronztë mundi algjerianin Herbaçe 7-2 me pike. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share