Radev: Dëbimi i diplomatëve – uroj që Petkovi ta ketë menduar mirë vendimin

BULLGARIA DËBON 70 DIPLOMAT RUS

Presidenti I Bullgarisë, Rumen Radev, përmes një deklaratë të dhënë para fillimit të Samitit të liderëve të NATO-s në Madrid, ka komentuar dëbimin e diplomatëve rus nga Bullgaria.

“Nuk mund të bisedojë për këtë cështje për shkak se nuk I kam informacionet e nevojshme. Shpresoj se Kryeministri në dorëheqej Kiril Petkob ka informata të besueshme dhe të qëndrueshme për këtë vendim dhe e ka shqyrtuar mirë për nga vëllimi dhe pasojat” – deklaroi Rumen Radev.

Dje, Kryeministri në dorëheqje, Kiril Petkov, njoftoi se dëbohen 70 diplomat rus që kanë punuar në Bullgari, për të cilët Petkovi tha se kanë punuar për shërbime, kurse angazhimin diplomatik e kanë shfrytëzuar si mbulesë.

Ministria e Jashtme bullgare njoftoi se nota verbale me emrat e 70 diplomatëve I është dorëzuar ambasadores ruse në Sofje.

Sot, shërbimi konzular I Ambasadës ruse në Bullgari dhe Konzulati I përgjithshëm në Varna kanë ndërprerë punën. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share