Alarm i rrejshëm për bombë, gjyshja harron valixhen

PËR DY ORË STACIONI I AUTOBUSAVE BLLOKOHET, EVAKUOOHEN UDHËTARËT DHE PUNËTORËT

Stacioni i autobusave në Shkup dy orë ka qenë i mbyllur për udhëtarët ndërsa punëtorët kanë qenë të evakuuar pasi në polici është lajmëruar se ka një valixhe e dyshimtë pra në një bankomat qëndron me disa orë.

“Në ora 11 e mëngjesit është lajmëruar se në stacionin e autobusave ka një valixhe të dyshimtë e cila u pretendua se është bombë. Ministria e Punëve të Brendshme menjëherë ka dalur në terren dhe ka konstatuar se nuk bëhet fjalë për një bombë por bëhet fjalë për një valixhe të cilën e ka harruar një grua në moshë”.

Njëri prej dëshmitarëve të ngjarjes thotë se policia ka larguar të gjithë udhëtarët ndërsa ai ishte frikësuar pasi u krijua panikë mes qytetarëve.

“Na thanë që të argohemi nga stacioni i autobusave, policia hyri brenda, na larguan të gjithë neve udhëtarëve që kishim të udhëtojmë diku. Policia i mbylli dyert e stacionit dhe e kanë kryer punën e tyre. A u frikësuat ju? Normal se jemi frikësuar se nuk e dinim se çfarë ka brenda.  Ka mundur të jetë bombë”.deklaroi një qytetarë për tv KlanM

“Na larguan nga këtu, policia erdhi për ta kryer punën e tyre. I kanë evakuuar të gjihë? Po të gjithëve na larguan. Aty posht na çuan. A u frikësuat? Jo pse të frikësohemi”.

Nga MPB thonë se personi në fjalë është grua në moshë e cila ka harruar valixhen e saj.

”Në SPB Shkup është raportuar se një valixhe ka mbetur në hapësirën e Stacionit Ndërkombëtar të Autobusëve – Qendra Transportuese pranë një bankomati. Menjëherë janë marrë masat dhe aktivitetet e duhura, janë bërë kontrollet e nevojshme dhe është konstatuar se ka qenë një person që ka lënë valixhen, në të cilën kishte rroba, pra nuk ka rrezik për qytetarët”

Nga Hekurudhat e Maqedonisë thonë se stacioni i autobusave po funksionon në mënyrë të rregulltë ndërsa qytetarët mund të ndjehen të sigurtë./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share