Nga Shtatori Komuna e Haraçinës edhe me një shkollë fillore me emrin “Abdyl Frashëri”

Me vendim të Qeverisë, dhe me propozim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, nga muaji shtator në Komunën e Haraçinës do të themelohet edhe një shkollë e re fillore me emrin “Abdyl Frashëri” ku do të organizojë mësim për nxënësit nga klasa e parë deri në të nëntën.

Qëllimi është lehtësimi i punës së shkollës “Gjergj Kastriot – Skenderbeu” e cila është një ndër shkollat më të mëdha në vend dhe ofrimi i arsimit më cilësor për nxënësit e shkollave fillore në këtë komunë, numri i të cilëve është në rritje të vazhdueshme.

Komisioni i formuar nga ne, tashmë ka konstatuar se shkolla e re i plotëson të gjitha dispozitat ligjore dhe standardet që kanë të bëjnë me kushtet hapësinore dhe kuadrin mësimor, profesional dhe teknik dhe mund të fillojë me punë nga viti shkollor 2022-2023.
Subjekti i ri juridik, gjegjësisht shkolla “Abdyl Frashëri”, e cila themelohet me iniciativën e këshillit të komunës do të funksionojë në objektin i cili deri më tani ishte nën juridiksionin e shkollës fillore “Gjergj Kastriot Skenderbeu”, ku do të barten 80 punonjës.
Objekti i shkollës disponon me sipërfaqe të përgjithshme prej mbi 2300 metra katrorë me 22 klasa, zyrë për mësimdhënës dhe zyra të tjera, sallë sportive me zhveshtore, hapësirë të përshtatshme sanitare, hapësira ndihmëse të jashtme dhe oborr prej 7100 metra katrorë.
Vitin e ri shkollor në këtë shkollë do ta fillojnë 1132 nxënës nga klasa e parë deri në të nëntën në 46 paralele. Prej tyre mësimin në gjuhën shqipe në objektin qendror do ta ndjekin 972 nxënës në 36 paralele, ndërsa në shkollën rajonale në fshatin Orllancë do të jenë 160 nxënës në 11 paralele prej të cilëve 155 nxënës me mësim në gjuhën shqipe në 10 paralele dhe 5 nxënës me mësim në gjuhën maqedonase në 1 paralele të kombinuar.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës është e bindur se Komuna e Haraçinës, nën juridiksionin e të cilët do të jetë shkolla së bashku me udhëheqësinë dhe punonjësit e shkollës, do ta menaxhojë mirë procesin edukativo-arsimor dhe do të mundësojë ngritjen e vazhdueshëm të cilësisë së mësimdhënies, që do të thotë krijimin e gjeneratave më të mira të nxënësve në të ardhmen.
Ju urojmë suksese në punë dhe sigurojmë se Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të jetë një mbështetje e fuqishme në punën e shkollës dhe komunës në fushën e arsimit, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit
Lexo gjithashtu
Total
0
Share