Në Gracanicë ka filluar grumbullimi i pelegrinëve serbë që shkojnë për ta festuar Vidovdanin.
Njëri prej tyre nuk u lejua të futej brenda hapësirës, ku po mbahej ceremonia, pasi mbante veshur një bluzë me mbishkrime nacionaliste, njofton Klankosova.tv
Policia e detyroi ta zhvishte bluzën në mënyrë që të mund të kalonte tutje.