PËRPJEKJE TRAFIKIMI TË EMIGRANTËVE
Dyzet e gjashtë persona u gjetën të vdekur në një rimorkio kamioni në San Antonio. Gjashtëmbëdhjetë të të tjerë u dërguan në spital, në mesin e tyre katër fëmije. Autoritetet në San Antonio thanë se bëhet fjalë për një përpjekje trafikimi të emigrantëve në Shtetet e Bashkuara.
Autoritetet e policisë thanë se një punonjës i qytetit dëgjoi thirrjet për ndihmë në një rrugë anësore në jugperëndim të San Antonios.
Temperaturat në San Antonio, që shtrihet rreth 250 km larg kufirit me Meksikën, arritën të hënën në në 39.4 shkallë Celsius.
Policia tha se tre persona u arrestuan por është e paqartë nëse ata ishin të lidhur me trafikimin me qenie njerëzore.
Kryebashkiaku i San Antonios, Ron Nirenberg, tha se të 46-tët që vdiqën kishin “familje dhe po përpiqeshin të gjenin një jetë më të mirë”.
Ngjarja e së hënës është ndër tragjeditë më vdekjeprurëse që kanë marrë mijëra jetë njerëzish që provuan të hyjnë në Shtetet e Bashkuara nga Meksika në dekadat e fundit.