”Sulm barbar” – bota reagon pas sulmit rus në Kremençk

G7 SULMIN E VLERËSON SI “KRIM LUFTE” PARALAJMËROJNË SANKSIONE PËR MOSKËN

Në sulmin raketor rus ndaj qendrës së stërmbushur tregtare në Ukrainë jetën e kanë humbur së paku 18 persona. Nga Grupi I Shtatë vendeve më të zhvilluara të botës kanë vlerësuar se bëhet fjalë për “krim lufte” dhe paralajmëruan sanksione të reja për Moskën.

Liderët e G7 kërcënuan se Presidenti rus Vladimir Putin dhe përgjegjësit e sulmit në Kremençuk do të përgjigjen për krime. “Sulmet joselektive ndaj civilëve të pafajshëm paraqesin krime luftë – thanë ata duke dënuar sulmin e tmerrshëm.

Ukraina ka akuzuar Rusinë se qëllimisht targeton civilë, kurse Presidenti Zelenski sulmin e vlerësoi si një nga aktet më të paturpshme terroriste në historinë evropiane”.

VOLODIMIR ZELENSKI – PRESIDENT I UKRAINËS

“Një qytet I qetë, një qendër e thjeshtë tregtare – gra, fëmijë dhe civilë të zakonshëm brenda”

Guvernatori I rajonit Poltava, ka njoftuar se 18 njerëz kanë humbur jetën, kurse së paku 59 janë plagosur.

Në një sulm tjetër të së Hënës, nga raketat ruse kanë humbur jetën së paku tetë civilë tjerë duke pritur në radhë për ujë në qytetin Lisiçansk.

Duke folur në takimit e G7 në Alpet bavareze, Kryeministri britanik Boris Xhonson vlerësoi se sulmi në Kremençuk ka treguar barbarinë e Putinit.

Burime diplomatike kanë konfirmuar se Ukraina ka kërkuar një seancë të Këshillit për Siguri të OKB-së, ku Rusia ka të drejtën e vetos, por s`smund t`I ndal diskutimet.

Liderët e G7 në Samiti thanë se do të vazhdojnë ta ndihmojnë Ukrainën kurse në të njëjtën kohë do të përforcohen sanksionet kundër Moskës.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share