Deputeti i BDI-së, Arbër Ademi deklarohet rreth incidentit të mbrëmshëm të shkaktuar në Kuvend, në Komisionin për çështje Evropiane, përcjellë Klan M.
”Në rradhë të parë po më vjen keq për ata që ndodhën mbrëmë në seancën e Komisionit për çështje Evropiane dhe shprehi keqardhje për gjithë ato skena të cilët ndodhën të prookuara nga opozita. Agjenda reformuese parlamentare e kësaj qeverie duhet të vazhdojë mos të bim pre e provokimeve të cilat janë në fokus të realizimit të agjendave të huaja për destabilizim të vendit, por edhe për defokusim të qytetarëve dhe mbarë opinionit nga proceset integruese.
Ai më tej tregon se çka përbën ligji që inatosi deputetët opozitar.
”Ligji në fjalë ka të bëjë me evtimin e bllokimit të gjyqsorit, prokurorisë si dhe sundimit të së drejtës gjë që po pengohet por po e përsëris se skena të tilla janë të shëmtuara dhe nuk janë në funksion të interesit të qytetarëve nuk duhet të përsëriten nga opozita e as nga pushteti nuk duhet ato skena të shërbejnë për përplasje në Kuvend dhe bashkarisht ti tejkalojmë këto provokime dhe inate në funksion të mbarëvajtjes të punës së Kuvendit” – deklaroi Arbër Ademi. /KlanMacedonia/