Arrestohet Don Xhoni, i gjinden një armë dhe disa fishek në veturë

Reperi Xhonatan Isufi, i njohur si Don Xhoni ditën e sotme është arrestuar në Prishtinë.

Reperit kosovar, pas një kontrolle nga policia, i kanë gjetur një armë e tipit “Zastava” dhe 6 fishekë.

Rastin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Agron Borovci, ku i njëjti ka bërë të ditur se reperoi është shoqëruar në stacion policor.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Sot rreth orës 15:15, në rrugën “Tahir Zajmi” në Prishtinë, pas një kontrolli të detajuar të ushtruar ndaj një personi, policia ka arritur të gjejë dhe sekuestroj: Një revole të tipit Zastava, kalibër 7.65 mm, si dhe, gjashtë copë fishek, kalibër 7.65 mm”, tha Borovci.

Don Xhoni është shoqëruar në stacion policor për të vazhduar tutje me procedurat tjera.

“Xh. I, mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në stacionin policor, për tu proceduar më tej, konform rekomandimeve të prokurorit të shtetit”, shtoi zëdhënësi i policisë./Reporteri.net

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share