Sindikalistët bllokojnë hyrje – daljet e Shkupit

S’DUAN TË PUNOJNË PËR PAGË MINIMALE, KËRKOJNË RRITJE PËR 2806 DENARËVE

Me tenda e karrige adiminstratorët dy orë bllokuan bulevardin më të frekuentuar në hyrje të qytetit gjegjësisht në lagjen Autokomandë. Kryetari i sindikatave të Maqedonisë Darko Dimovski tha se me rrogën e tanishme punëtorët nuk mund të mbijetojnë veçanarisht tash me krizën energjitike dhe rritjen e çmimeve të produkteve.

“Apeloj deri të pusheti lokal dhe qëndror t’i pranojnë kërkesat tona e ajo është rritje lineare të pagave prej 2806 denarë për secilin punëtor e cila do të përfshihet me Marrëveshjen e Përgjithshme Kolektive prej 1 korrikut. Punëtori nuk mund t’i përballoj çmimet e larta, krizën e derivateve dhe energjitike’‘ – tha Darko Dimovski, lidhja e sindikatave

Greva në sektorin publik erdhi si rrjedhoj e mos ndarjes së mjeteve me ribalancin e buxhetit e cila siç thonë nga sindikata ishte premtuar gjatë negociatave me zyrtarë të qeverisë. Greva filloi disa ditë më parë ndërsa nesër do të protestojnë para ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale. Sindikata po proteston duke dashur t’u kujtojë deputetëve që të pranojnë amendamentin me të cilin kërkohet që në ribalancin e Buxhetit të ndahen mjete për rritjen lineare të pagave. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share