DIALOGU PRISHTINË – BEOGRAD NË FOKUS TË TAKIMEVE
Disa ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes për zbatimin e udhërrëfyesit për energjinë mes Kosovës dhe Serbisë, ndërmjetësi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajcak po qëndron në Kosovë.
Me të arritur në Prishtinë ai ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.
Vizita e Lajçak besohet të jetë edhe në kuadër të përgatitjes së një takimi të nivelit të lartë në kuadër të dialogut
Gjatë qëndrimit triditësh në Kosovës sipas njoftimit të zyrës së BE-së në Prishtinë, Lajcak do të takojë edhe liderët e opozitës dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë, ndërsa do të vizitojë edhe veriun dhe komunën e Prizrenit.
Kjo është vizita e parë e Lajçak, por edhe të zhgënjimit të qytetarëve kosovarë me Bashkimin Evropian pasi sërish nuk u dha drita jeshile për vizat.
Besnik Tahiri- Besnik Tahiri -Shef i GP të AAK-së
Konferenca përmbyllëse e Lajcak është planifikuar të mbahet të mërkurën.