LSDM: NUK HEQIM DORË NGA “LINJAT E KUQE” PËR GJUHËN, IDENTITETIN…
VMRO-DPMNE-ja kërkon përgjigje nga Kryeministri Dimitar Kovacevski, Ministri I Jashtëm Bujar Osmani dhe Zv/Kryeministri për Cështje Evropiane Bojan Mariçiq, sic thonë nga opozita, për bisedimet sekrete me Sofjen rreth propozimit francez, raporton KlanMacedonia.
“A është dërguar sot një ekip I MPJ-së në Bullgari, për të biseduar për propozimin francez? A është e saktë se kye kip sot negocionon që propozimi të vendoset në protokoll për BE-në? Nëse me këtë heshtje, ekipi I MPJ-së po e formëson fatin e trishtë të vendit, larg syve të opinionit ku është duke I zhvilluar këto negociata në Sofje?” – tha Dimçe Arsovski – zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.
Socialdemokratët kundërpërgjigjen se përmes lajmeve të rrejshme dhe dezinformatave, partia e Mickoskit përpiqet t`I dobësojë pozicionet shtetërore në raport me Bullgarinë.
“Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja dhe Kryeministri Kovacevski në zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, udhëhiqen nga interesat kombëtare dhe linjat e kuqe që janë vënë me Rezolutën e miratuar në Parlament. Për gjuhë, identitetin, për historinë dhe vecantinë maqedonase nuk do të ketë negociata, me askend” – tha Martin Kostovski.
Në pak ditë para përfundimit të presidencës franceze me BE-në, mbetet I pasigurtë fati I propozimit francez, me të cilin duhej të hiqej vetoja bullgare dhe të nisin negociatat e RMV-së me BE-në. Autoritetet e Maqedonisë së Veriut I thanë “Jo” propozimit francez, kurse parlamenti bullgar e miratoi këtë propozim duke e plotësuar me linjat e tyre të kuqe ndaj Shkupit. /KlanMacedonia/