Raketa do të vëzhgojë sistemet yjore më të afërt me planetin Tokë
Nisja e suksesshme nga Qendra Hapësinore Arnhem në Australi shënon nisjen e parë të një rakete nga agjencia jashtë SHBA-së.
Raketa do të mundësojë studime astrofizike që mund të ndërmerren vetëm në hemisferën jugore, thotë NASA.
Nisja ishte gjithashtu e para në Australi në më shumë se 25 vjet. Kjo është raketa e parë nga tre të NASA-s që do të lëshohen nga Qendra Hapësinore e sapondërtuar në Arnhem në Australi. Raketat e dyta dhe të treta janë planifikuar të lëshohen më 4 dhe 12 Korrik.
Raketa pritet të udhëtojë më shumë se 300 kilometra në hapësirë në misionin e saj për të vëzhguar sistemet yjore më të afërt me Tokën.
Shkencëtarët shpresojnë se kjo do t’i ndihmojë ata të studiojnë ndikimin e dritës së një ylli në banueshmërinë e një planeti. Shkencëtarët e Universitetit të Miçiganit pritet të nxjerrin të dhëna të reja mbi strukturën dhe evolucionin e kozmosit.
Klan News