Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë për nesër ka paralajmëruar protestën e radhës, ku do të bllokojë një nga hyrjet kryesore të Shkupit. Siç bëjnë të ditur nga LSM-ja, do të bllokohet bulevardi “Aleksandëri i Madh” në lagjen Autokomandë prej orës 07-10 të mëngjesit dhe do të lejohen vetëm automjetet e ndihmës së shpejtë, policisë dhe zjarrfikësve.
Nga ana e LSM-së bëjnë thirrje edhe njëherë deri te institucionet që të marrin parasysh kërkesat e tyre, në të kundërt protesta e tyre do të vijojë deri në plotësimin e kërkesave.
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë konsideron se të gjithë punëdhënësit duhet të ndjekin shembujt në nivel lokal ku greva është e suksesshme dhe punëtorët e marrin pagën në mënyrë të merituar dhe të punuar në harmonizim me pagat tjera e që është një nga kërkesat kryesore dhe arsyeja kryesore për grevë thonë nga LSM./KLanMacedonia/