Rama në Austri, pas kancelarit takon Hasijen: Nga këto të Maqedonisë së Veriut je më ylli

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Austri. Kreu i qeverisë ka publikuar një video në faqen e tij zyrtare në Facebook. Ai shprehet se u takua me kancelarin austriak, por pas tij ka pasur edhe një takim interesant, me Hasijen nga Maqedonia e Veriut.

 

Edi Rama: Jam këtu me kancelarin austriak dhe me Hasijen. Me kancelarin austriak sapo mbaruam, me Hasijen sapo u takuam. Më përshëndeti shqip dhe kur e pyeti gazetari je nga Shqipëria apo nga Kosova, tha jam nga Maqedonia e Veriut se ne jemi shqiptarë gjithandej.

Hasija: Ju përshëndes të gjithëve dhe jam shumë, shumë e lumtur që e takova për herë të parë  kryetarin. Jam shumë krenare që e vetmja shqiptare në Austri e kam takuar kryetarin.

Edi Rama: Ka edhe të tjera shqiptare që më kanë takuar, por nga këto të Maqedonisë së Veriut je më ylli nga të gjitha. Përshëndetje të gjithëve në Maqedoninë e Veriut, në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, në Luginën e Preshevës, nga Hasija dhe nga unë./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share