Partia në pushtet LSDM thotë se partia opozitare VMRO_DPMNE përhap gënjeshtra nga ku tentonin të minojnë interersat shtetërore.
Në kohën kur procesi i integrimit evropian të vendit po zgjidhej, Hristijan Mickoski dhe VMRO-DPMNE përhapën gënjeshtra përmes të cilave tentonin të minojnë interesat shtetërore.
Mickoski dhe VMRO-DPMNE e trembën opinionin duke shitur gjoja gjuhën maqedonase, identitetin dhe historinë maqedonase, duke gënjyer për ndonjë asimilim dhe bullgarizim të shtetit. Kjo është sjellje e turpshme, e papërgjegjshme dhe antishtetërore e Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së
Pas gjithë kësaj, më e pakta që mund të bëjnë në Pallatin e Bardhë është t’u kërkojnë falje qytetarëve për gënjeshtrat e rënda që kanë përhapur, e më pas të kërkojnë përgjegjësi nga Mickoski. Mickoski duhet të dalë nga matrica destruktive dhe në vend të interesave të mentorit të tij Nikolla Gruevski, në vend të qendrave të tjera të pushtetit, më në fund të fillojë të punojë për interesat e qytetarëve.
Përkundër qëndrimit tejet të papërgjegjshëm të VMRO-DPMNE-së dhe Mickoskit, LSDM përmes Qeverisë dhe shumicës parlamentare do të vazhdojë të mbrojë pozitat shtetërore dhe interesat kombëtare, por edhe të punojë në sigurimin e së ardhmes evropiane të vendit si synim kryesor strategjik, thonë nga LSDM./KLanMacedonia/