25 Qershor 2022
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut i dënon ashpër shkrimet e djeshme “Maqedonia është Bullgari”, të cilat u shfaqën në duart e një pjese të deputetëve gjatë kohës së pikës së parë të rendit të ditës në seancën e Kuvendit Popullor të Republikës së Bullgarisë, por edhe gojarisht të theksuara nga foltorja, gjatë po të njëjtës seancë.
Porositë e këtilla janë në kundërshtim me vlerat evropiane demokratike, por edhe kundër Marrëveshjes për Miqësi, Fqinjësi dhe Bashkëpunim dhe nuk kontribuojnë në kultivimin e parimeve dhe frymës së Marrëveshjes.
Republika e Maqedonisë së Veriut pret që përfaqësuesit zyrtarë të Bullgarisë të dënojnë këtë gjuhë eksplicite të urrejtjes dhe pretendimeve territoriale drejt Maqedonisë së Veriut, si akt skajshëmërisht jo korrekt drejt një shteti fqinj mik.
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mënyrë përkatëse i ka dorëzuar Notë Verbale Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë.
/KlanMacedonia/