2 persona u vranë, ndërsa 14 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në një klub nate në qendër të kryeqytetit të Norvegjisë, Oslo. Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00 me orën lokale. Objektiv i të shtënave ishin 3 vendndodhje të ndryshme. Në lidhje me ngjarjen është arrestuar një i dyshuar dhe janë sekuestruar dy armë.
Policia mendon se i dyshuari i vënë në pranga është i vetmi person i përfshirë në ngjarje. Deri më tani nuk ka asnjë arsye pse u krye sulmi. Të shtënat u dëgjuan fillimisht në London Pub, i cili frekuentohet përgjithësisht nga anëtarë të komunitetit gay. Po ashtu, u qëllua në një klub xhazi dhe një lokal ushqimi.
Kryeministri norvegjez, Jonas Gahr Stoere e ka quajtur sulmin “të tmerrshëm dhe thellësisht shokues mbi njerëz të pafajshëm”. Dëshmitarë kanë thënë se kanë parë në tokë njerëz me plagë në kokë./tvklan.al