Dua Lipa përfundon në gjykatë

Këngëtarja me famë botërore, është paditur për shkelje të të drejtave të autorit

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa është paditur për shkelje të të drejtave të autorit.

26-vjeçarja ka postuar në Instagramin e saj, një foto të shkrepur nga një fotograf në Nju Jork, Robert Barbera. Fotoja tregon këngëtaren shqiptare të veshur me një pulovër të zezë që mban fjalën “HEROES” me shkronja të mëdha dhe me një minifund dhe syze dielli.

Barbera pretendon se Lipa përfitoi financiarisht duke postuar fotot e tij me të drejtë autori duke dëmtuar kështu tregun potencial të tij.

“Pa leje ose autorizim nga paditësi, i pandehuri zgjodhi, kopjoi dhe shfaqi vullnetarisht secilën nga fotografitë e mbrojtura nga e drejta e autorit”, thuhet në ankesë.

Kujtojmë se kjo është hera e dytë brenda vitit që këngëtarja me origjinë shqiptarë përfundon në gjykatë për shkelje të të drejtave të autorit.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share