Të zhgënjyer nga Samiti i Bashkimit Europian
Qytertarët e Kosovës kanë shpresuar shumë që më 23 Qershor do të ketë ndonjë vendim konkret për liberalizim vizash. Të zhgënjyer me qasjen e disa vendeve evropiane për mosliberalizimin e vizave për Kosovën, një grup i ciklistëve kanë marshuar në kryeqytet.
Kanë treguar për vështirësit që hasin ciklistët por edhe qytetarët e Kosovës për të lëvizur lirshëm në Evropë.
Të pakënaqur me vonesat e BE-së për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës janë edhe klasa politike.
Shpresat për një dritë jeshile tashmë janë në Samitin e Tetorit.
Kosova ka vite që ka përmbushur kriteret e kërkuara nga BE-ja për liberalizim vizash por aktualisht ky vendim po mbahet peng nga disa vende skeptike evropiane.
Tv Klan