Arti nuk ishte kurrë një opsion i miratuar nga familja për Fadil Berishën. I vendosur për t’iu përkushtuar pavarësisht kundërshtimeve të të atit, ai ndoqi shkollën fillimisht si stilist derisa u njoh me aparatin fotografik dhe vulosi shpirtin me të. Nga ana tjetër, nuk shkonte çdo gjë kaq mirë në anën personale pasi babai dhe familja e kishin larguar. Me zë të dridhur e sy të përlotur, Berisha tregon për “Rudina” në Tv Klan momentet më të vështira të jetës së tij personale.
Fadil Berisha: Pastaj vjen një moment kur unë nuk kisha asnjë ndihmë dhe po punoja tre punë që të mbaja shkollën. Momenti kur isha me një fëmijë dhe një grua, nuk paguaj dot qeranë dhe më largojnë nga shtëpia dhe u ktheva në shtëpi, ishte një ngelje aq e madhe në jetë dhe si person, rashë në depresion për 6 muaj derisa u forcova. Dhe pasi u forcova thashë “kam vuajtur shumë” dhe pasi u ktheva, m’u kthye e gjithë puna, thashë “ku ka qenë gjithë kjo punë?”
Por çasti tjetër do të ishte takimi me të atin, pikërisht kur ai po jepte frymën e fundit.
Fadil Berisha: Babi po vdiste në atë kohë dhe kishte thënë që “nuk do të të flas më, ta dish se ç’po bën”. Por kishte dëgjuar nga mami që i kisha punët mirë, që kisha një shtëpi me tre dhoma gjumi dhe kisha sukses. Nuk donte të vdiste para se të ma jepte lirinë. Nuk më shihte në fytyrë, por shihte në mur sepse kisha qenë gjithnjë kundër tij, për të ndryshuar botën. Më ka dashur shumë, por isha rebel. Më tha “si është ai biznesi yt?”, i thashë “oh ba jam në studion më të madhe në Nju Jork, kam tabela gjigande, mora apartamentin tim”. Tha “kjo punë është shumë interesante, e gjithë familja nuk të ndihmoi, por ta mbylli dhe kurrë nuk e le. Zoti do të të ndihmojë dhe ty”. Kam qarë dhe qaj vazhdimisht kur e them këtë gjë./tvklan.al