Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratave të Ministrisë së Jashtme të Bullgarisë, që e kritikoi për mënyrën e të folurit.
Në një reagim në Twitter, Rama thotë se edhe ai vetë ka problem me mënyrën se si Bullgaria zgjidh çështjet dypalëshe duke përdorur BE-në.
E në këtë aspekt, Rama i ka kërkuar Bullgarisë që të heqë veton ose, siç thotë vetë, “të durojnë sjelljen e tij”
“Ministria e Jashtme e Bullgarisë ka një problem me mënyrën time të të folurit. E drejtë. Edhe unë kam një problem me mënyrën se si Bullgaria dëshiron të zgjidhë çështjet bilaterale duke përdorur procesin e zgjerimit si mjet për rrëmbimin e dy vendeve të NATO. Miq, hiqeni veton ose më duroni mua”, ka shkruar Rama. /tvklan.al