Pagat e punonjësve në Komunën e Tetovës do të rriten me nga 2.800 denarë

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami njoftoi se pagat e punonjësve në këtë komunë do të rriten për 2.800 denarë. Për momentin në mardhënie të punës janë 340 persona, ndërsa ngarkesë në buxhetin komunal do të jenë rreth një milion e 200 mijë denarë

Një gjë të tillë e bëri të ditur edhe Lidhja e Sindikatave e cila tha se Organizata sindikale në Komunën e Tetovës, përfundoi me sukses negociatat e zhvilluara me kryetarin e Komunës së Tetovës,  Bilal Kasami.

Si rezultat i këtyre negociatave është Aneksi i Marrëveshjes Kolektive të punëtorëve në Vetëqeverisjen Lokale të Tetovës me të cilin të gjithë punonjësit administrativë në komunë të cilët nuk kanë marrë harmonizim të pagave me rritjen e pagës minimale do të marrin 2806.00denarë./KlanMacedonia/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share