Ja kush janë kryetarët e degëve të ASH-së

ASH-ja para disa mujave pati Kongresin e Dytë të Partisë, rezultat I së cilit, vec tjerash kishte edhe ndryshime statutare, që kryesisht konsistonin, sic u tha, me një model të ri të zgjedhjes së Kryetarëve të Degëve.

Me statut të Partisë, sic njofton KlanM, Kryetarët e Degëve zgjidhen me Konkurs, kurse ASH-ja ka pasur Konkursin dhe intervistat me kandidatët. Janë mbajtur diku rreth 18 Kuvende degësh të partisë dhe janë zgjedhur këto Kryetar të Degëve të ASH-së:

Lulzim Nasufi – Strugë, Ilirijan Fetahu – Dibër, Genc Selmani – Kërçovë, Gazmend Abdija – Gostivar, Zuharat Demiri – Vrapcisht, Safet Miftari – Bogovinë, idriz idrizi Bervenicë, Denis Aliti – Zheline, Tahir Tahiri – Tearce, Abush Islami – Tetovë, Muhsin Arifi – Saraj, Sevdair Aziri Shuto Orizare, Izair Memedi – Butel, Skender Isufi – Haraçine, Adnan Alija Gazibabë, Zudi Koka – Cair, Arsim Hasani -Kumanovë, Jeton Shaqiri – Likove.

Sipas ASH-së, këto Kryetarë të Degëve, sipas konceptit të zhvillimit strukturor të ASH-së, janë edhe shtyllat kryesore të partisë.

Mbetet të zgjedhen edhe disa degë tjera që kanë konkuruar. Sic përcjell KlanM, kryesisht kanë të bëjnë me degët që shtrihen në zonën e tretë dhe ASH-ja llogarit se tashmë ka përmbyllur këtë process.

Me ndryshimet statutare ASH-ja, sic njofton KlanM, ka një nivel tjetër organizimi, shumë të rëndësishëm, që do të jenë Këshillat e vendvotimit dhe fokusi kryesor I Kryetarëve të Degëve dhe anëtarësisë së ASH-së, gjatë kësaj periudhe vere dhe pushimesh, do të jetë themelimi I Këshillave të vendvotimit – cdo nëndegë do të ketë Këshilla Vendvotimi po aq sa ka edhe vendvotime në kuadër të asaj nëndege. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share