PRESIDENTJA GREKE NË STRASBOURG I KËRKON ERDOGAN TË NJOHË GJYKATËN E HAGËS PËR DETIN
Presidentja greke Katerina Sakellaropoulou nga tribuna e asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropes akuzoi Turqinë për mosnjohjen nga e juridiksionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë për çështjen e detit. Ndryshe nga Shqipëria Ankaraja nuk pranon kërkesën e Athinës që të shkojnë së bashku para Hagës për ndarjen e detit dhe delimitarizmin e ishujve në mesdhe.
Presidentja Sakellaropoulou theksoi në Strasbourg se “Greqia e ka njohur juridiksionin e detyrueshëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, sipas nenit 36 të statutit të saj, që nga viti 1994 ndërsa “në vitin 2015, ky shtet e rinovoi njohjen duke shtuar disa përjashtime specifike, sipas shembullit të vendeve të tjera evropiane. “Përkundrazi, Turqia tha kryetarja e shtetit grek nuk e ka njohur juridiksionin e gjykatës nderkombtare të Hagës .
Sakellaropoulou theksoi se “Greqia mbështet fuqishëm përfundimin e procesit të anëtarësimit të shteteve te Ballkanit Perëndimor.
Shpresoj që procesi i integrimit të vazhdojë me ritme më të shpejta. Kjo do të jetë në të mirë jo vetëm të rajonit më të gjerë, por edhe të BE-së. Greqia ofron njohuri ku mundet për vendet fqinje. Ballkani Perëndimor është një rajon me shumë çështje të hapura dy paleshe që i kanë rrënjët në të kaluarën. Do të ishte shumë e rëndësishme që të përfundonte procesi i anëtarësimit, situata do të qetesohej shumë, deklaroi Presidentja e Greqisë Katerina Sakellaropoulou
Në fjalimin në Asamblenë Parlamentare te Këshillit të Evropës presidentja greke Katerina Sakellaropoulou e akuzoi Turqine se ka shkelur marrëveshjen e vitit 2016 me Bashkimin Evropian duke ndaluar së pranuari kthimin e rrefugjateve te paligjshem./KlanMacedonia/