MIRATIMI I PROPOZIMIT FRANCEZ MUNDËSI HISTORIKE – TË BËHET NË MËNYRË TË DUHUR
Kryeministri bullgar në dorëheqje, Kiril Petkov, deklaroi sot para samitit të BE-së në Bruksel se, do ta mbajë fjalën dhe do ta lë që vendimin për Maqedoninë e Veriut ta marrë Kuvendi Popullor bullgar. Ai tha se personalisht i pëlqen propozimi francez dhe vlerëson se miratimi i tij do të ishte mundësi historike për Bullgarinë, por ajo duhet të bëhet në mënyrën e duhur.
KIRIL PETKOV, KRYEMINISTËR I BULLGARISË
“Këtë vendim duhet ta miratojë parlamenti bullgar. Unë e mbaj fjalën, pa dallim kush çfarë dëshiron nga unë. Nuk ka mundësi hipotetike për diçka tjetër. Unë jam kryeministër i Bullgarisë dhe kur do të them diçka qëndrojë në fjalë. Ajo për çfarë shpresojmë është se, megjithatë në ditët e ardhshme do të kemi vendim në Parlamentin Popullor”, deklaroi Kryeministri i Bullgarisë Kiril Petkov
Ai ka kritikuar presidentin bullgar, Rumen Radev se nuk ka ndërmarrë qëndrim të prerë në lidhje me këtë çështje dhe nuk ka thirrur këshillin konsultativ për siguri nacionale. Po ashtu, ka kritikuar edhe opozitën e cila ka dorëzuar propozim dhe insiston në miratimin e propozimit ndërsa mbrëmë deputetët opozitarë kërkuan propozim – vendim për Qeverinë dhe më pas të deklarohen.
“Nuk më besohet se dy ditë nuk mund të sigurojnë kuorum. E dini pse nuk kanë kuorum? Sepse kanë frikë dhe nuk mund të zgjedhin as kryetar të Kuvendit. Nëse me të vërtetë kanë qëndrim, komisioni do të mblidhet sot. Nëse jeni shtetformues, shkoni në Komision miratoni vendim”,deklaroi Kryeministri i Bullgarisë Kiril Petkov
Nënkryetari i Kuvendit Popullor, Conço Ganev deklaroi se, deputetët edhe të opozitës edhe të pushtetit insistojnë dhe kërkojnë që tema për Maqedoninë e Veriut sot të kalojë në Komisionin e Punëve të Jashtme./KlanMacedonia/