Haraçina pa energji elektrike, banorët shprehen të revoltuar

Banorët e Haraçinës vazhdojnë të jenë pa energji elektrike. Ekipet e EVN kanë dalur në terren për të sanuar problemin, ndërsa banorët e këtij fshati janë të revoltuar dhe thonë se EVN po bën terror ndaj banorëve të këtij fshati. Ato gjithashtu thonë se edhe në Ukrainë ku ka luftë kanë rrymë elektrike e ujë e tek ne nuk ka deklaroi një banorë i këtij fshati për tv KlanM. Nga atje bëjnë lutje deri te kompania e EVN-së që së paku banorëve që paguajnë të ua lëshojnë rrymën elektrike, pasi që së shpejti ka mundësi  të përhapet edhe epidemi, thonë banorët e këtij fshati për tv KlanM. Ato paralajmëruan se do të marrin edhe masa më radikale nësë nuk zgjidhet problemi.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share