Partia e Majta thotë se Maqedonia është në prag të valës së re të rritjes së çmimeve dhe varfërimit të përgjithshëm të popullsisë. Druri për ngrohje para fillimit të sezonit të ardhshëm të ngrohjes do të rritet me 20 për qind dhe peleti tashmë shitet me gati 50 për qind çmim më të lartë. Çmimi i një metër kub dru lisi në depo private arrin deri në 5000 denarë thuhet në komunikatën e partisë E Majta.
Partia politike e Majtë kërkon nga ministri i Bujqësisë Nikolovski :
– Ndalimin e përkohshëm të eksportit të druve pë ngrohje për të reduktuar mungesën e masës drusore, e cila ka prekur drejtpërdrejt prodhuesit e peletit. / Shumica prej tyre tashmë kanë paralajmëruar një rritje të dytë dimërore të çmimit të këtij lloji të energjisë për shkak të varësisë nga importi.
Informimin e opinionit se sa ton masë dru eksportohet në vende të tjera.
Masat e tilla janë zgjidhja e vetme për zbutjen e krizës që i kanoset Republikës së Maqedonisë, kurse ngrohja, ushqimi janë ndër mallrat bazë për jetën. Duhet të theksohet se shteti importonte pjesën më të madhe të drurit para ndalimit nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, thuhet në komunikatën e partisë e Majta.
/KlanMacedonia/