Borisov: ”Dritë jeshile” për RMV-në dhe Shqipërinë

BULLGARIA MUND TË HEQË VETON TË PREMTEN NË BRUKSEL?!

Bullgaria mund të heqë veton ndaj Maqedonisë së Veriut për negociatat në mbledhjen e Këshillit Evropian që zhvillohet të enjten dhe të premten në Bruksel. Pasi kryeministri bullgar Kiril Petkov deklaroi se ai nuk merr dot vendim për këtë çështje pa miratim nga parlamenti është kreu i opozitës ish kryeministri Boyko Borisov qe ofroi votat pro ketij vendimi duke propozuar mbledhje te jashtezakonshme te deputeteve.

“Nëse Kiril Petkov ky frikacak dhe gënjeshtar guxon ta hedhe propozimin francez ne votim, ne salle do të jenë vetem 59 deputetë në mbështetje për t’i dhënë dritën jeshile Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Ne jemi gati te votojme pro ne nje mbledhje te jatzakonshme te Asamblese Kombtare. Heqja e vetos tani do të ishte vendimi më i rëndësishëm për Ballkanin Perendimor, ne menyre që ky rajon të mos qëndrojë në anën e errët të Euroazisë dhe të lejojë depertimin ne te te Putinizmit” – Boyko Borisov, kryetar i partisë ”Gerb”

Borisov tha se e kishte lexuar tekstin e propozimit francez qe diten e shtunë dhe i kishte rezultuar nje draft vërtet shumë i mirë. Sipas Borisov ky propozim përfshin të gjitha kushtet bullgare ndaj i duhet besuar Presidentit Macron, Komisionit Evropian.

Në fund të vitit 2019, qeveria e Bojko Borisovit vuri veton ndaj mbajtjes së një konference ndërqeveritare, e cila duhej të jepte dritën jeshile për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Propozimi francez për zgjidhjen e çështjeve të diskutueshme parashikon që BE të bëhet garante qe Maqedonia e Veriut do të përmbushë kërkesat e Bullgarisë përpara se të anëtarësohet në BE. Me poropozimin Bullgaria ruan mundësinë për të vënë në mënyrë të përsëritur veton ndaj Shkupit gjatë procesit të negociatave.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share