Nasser Al-Khelaifi drejtuar presidentit të La Liga pas akuzave: Kush është Tebas?

Real Madrid ishte shumë pranë nënshkrimit me Kylian Mbappe, por në momentin e fundit gjithçka ndryshoi.

Mbappe rinovoi kontratën e tij me PSG duke u veshur me arë. Një shumë marramendëse u derdh në arkat e sulmuesit vetëm për atë firmë. Kjo gjë hasi shumë polemika në Spanjë, ku shumë persona filluan të flisnin se nuk egziston Fair Play Financiar për PSG, por vetëm për ekipet e tjera.

Presidenti i La Liga, Javier Tebas, foli me tone të ashpra kundrejt PSG-së. Ai madje paditi në gjykatë drejtuesit e klubit francez. I pyetur nga një gazetar, Nasser Al-Khelaifi, presidenti i klubit francez, i ktheu përgjigje gjithçkaje që ka lidhje me këtë situatë.

Jeni të shqetësuar për padinë e Tebas në gjykatën e franceze dhe në Evropë?

“Kush është Tebas? Unë nuk e njoh atë person. Stili ynë është të mos ndërhyjmë në punët e klubeve të tjera, ligave apo federatave të tjera, nuk është stili ynë i të vepruarit.

Por nuk do ta pranoj që të tjerët të na japin mësime. Nuk më intereson çfarë thotë ai, e vërteta është se kemi vite që flasim për këtë. Ne kemi një projekt futbolli për të ndërtuar dhe ne do të shkojmë përpara.

Ne nuk mund të shqetësohemi për gjithçka që del në media, sepse nuk mund të humbim kohë me gjithçka që del përpara nesh”, është shprehur numri një i PSG-së.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share