“NUK JAM I KËNAQUR NGA ULJA E ÇMIMEVE TË PRODUKTEVE BAZË”
Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi nuk është i kënaqur nga ulja e çmimeve të produkteve bazë. Ai thotë se ka vërejtur ulje të çmimeve të pastave por se pret deri në fund të javës të ulen çmimet e produkteve tjera, raporton KlanMacedonia.
“Flasim vetëm për produktet që janë pjesë e masës e ato janë 6-7 produkte. Makaronat dhe pastat kemi vërjetur se ka ulje të çmimit. Por mendoj se kjo nuk është ulje e mjaftueshme e çmimeve. Vlersoj se ka ende hapësirë. Duhet të presim pasi që justifikimi i tyre është se ende në deponë e tyre posedojnë produkte që janë me çmimet e mëparshme, ndërsa çmimet e reja do të vendosen pas 5 një jave” – deklaroi Kreshnik Bekteshi.
Ndryshe sot Qeveria miratoi ligjin për mbrojte të komnsumatorëve i cili do të mbrojë konsumatorët nga çmimet e larta por edhe nga tregtarët mashtrues që në mënyrë të padrejtë përfirtojnë në kurriz të qytetarëve.
“Duhet të jemi të sinqertë me qytetarët 5% ulje në produkt që kushton 30 denarë është 1,5 denarë. Që mos të vendosni tituj që ka zbritje të produkteve për 1 denarë, duhet t’i shihni çmimet. Për shembull në qoftë se kushton 150 denarë një produkt, me 5 përqind marzh do të duhet të ketë zbritje prej 7 denarëve” – tha Kreshnik Bekteshi.
Në ligj është paraparë gjoba prej 500 deri 10 mijë euro apo me mbyllje të biznesit. Inspektorët do të kërkojë shkelësit e ligjit por edhe qytetarët mund të lajmrojnë çdo parregullësi që vërejnë në market. /KlanMacedonia/