KE-ja mund të heqë të drejtën e vetos për negociatat

SHARL MISHEL: DUHET TË RINOVOHET PROCESI I ZGJERIMIT

Von Der Leyen pranon faktin se heqja e vetos do të ishte e vështirë për t’u arritur por sipas saj kërkesa e unanimitet “nuk është me e zbatueshme”. Heqja e vetos do të ndimonte krahas Turqisë edhe Maqedoninë e Veriut cila pret hapjen e negociatave që nga viti 2005 e bllokuar nga Greqia dhe aktualisht nga Bullgaria, raporton KlanMacedonia.

“Në çështjet e politikës së jashtme, jam thellësisht e bindur se nuk është e qëndrueshme kërkesa për unanimitet. Zhvillimet aktuale në Ukrainë dhe rreth saj kërkojnë që përgjigja e BE të jetë e shpejtë, gjë që shpesh nuk ndodh pikërisht për shkak të kundërshtimeve të ngritura nga vetëm një shtet anëtar. Jam vërtet e bindur se na duhet një shumicë e kualifikuar. Në mbledhjen e Këshillit Evropian këtë fundjavë krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së pritet të diskutojnë për statusin kandidat për Ukrainën dhe Moldavinë por edhe për marrëdhëniet me vendet e Ballkanit Perëndimor. Rritja e sigurisë dhe stabilitetit në kontinentin evropian, kriza ushqimore si pasojë e bllokadës ruse në Ukrainë do të jetë në fokus të Samitit.” – deklaroi Ursula Fon Der Layen, presidente e KE-së.

Presidenti Sharl Mishel, ka theksuar rëndësinë e integrimit të Ballkanit Perëndimor.

“Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm për BE-në dhe BE-ja është e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor. Ne duhet të rinovojmë procesin e zgjerimit dhe të promovojmë integrimin e partnerëve tanë nga ky rajon.” – tha Sharl Mishel, presidenti i këshillit evropian.

Presidenti francez Macron do iu prezantojë homologëve idenë e krijimit brenda vitit të një komuniteti politik evropian ku do të bënin pjesë shtetet ballkanike, Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia.

/KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share