OSMANI: FORMALISHT NUK E KEMI PRANUAR PROPOZIMIN FRANCEZ
Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Miloshoski, njëkohësisht edhe Kryetari I Komisionit parlamentar për Politikë të Jashtme, ka kërkuar nga Kryeministri Dimitar Kovacevski që t`i dorëzojë në Kuvend dy dokumentet për Bullgarinë, raporton KlanMacedonia.
“Për dokumentet që kanë të bëjnë me Maqedoninë, Qeveria s`ka të drejtë t`i fsheh nga opinion, por ka obligim kushtetues dhe moral të pranojë dhe të merr pjesë në debatin parlamentar” – shkruan Miloshoski në Facebook, duke shtuar se bëhet fjalë për Protokollin që ka të bëjë me Marrëveshjen për Fqinjësi të Mirë me Bullgarinë që është përpunuar dhe harmonizuar me pjesëmarrjen e përfaqësueve të Qeverive në Shkup dhe Sofje dhe Kornizën Negociuese, që sic thotë, Miloshoski është dorëzuar nga presidenca franceze e BE-së dhe ku kontestet dypalëshe janë vërtetuar si pjesë e kushteve për marrjen e datës së negociatave.
Po në Facebook është përgjigjur Ministri I Jashtëm Bujar Osmani.
“Deri më tani formalisht nuk kemi pranuar propozim francez si zgjidhje e mundshme për bllokadën nga ana e Bullgarisë, sepse së pari merren mendimet nga vendet anëtare të BE-së, me të cilat ne jemi në komunikim të vazhdueshëm; prandaj nuk ka mundësi që ndonjë propozim t’i paraqitet Kuvendit dhe/ose organeve të tij” -shkruan Osmani në Facebook.
Protokoll i mundshëm, i cili përmendet si dokument tashmë i gatshëm, ndoshta paraqet procesverbal nga mbajtja e Komisionit Ndërqeveritar ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, që është paraparë në Marrëveshjen e Miqësisë së vitit 2017- sqaron Osmani. Deri më tani është mbajtur vetëm një seancë e këtij Komisioni në vitin 2019 dhe ky procesverbal që është i vetmi Protokoll deri më tani, është i qasshëm për opinionin tashmë tri vite.
Pra, nuk ka procesverbal të finalizuar për shkak se nuk është mbajtur Seanca e Dytë e Komisionit Ndërqeveritar- thotë Ministri Osmani.
Osmani shkruan se cdo herë I është përgjigjur pozitivisht ftesave për prezantim në Komisionin e Punëve të Jashtme, megjithëse, sic thotë, atje nuk është ndjerë gjithmonë i mirëpritur dhe as ka gjetur bashkëpunim kur bëhet fjalë për dëgjimin e Ambasadorëve të përzgjedhur. /KlanMacedonia/