“Fiket” interneti, websitet-et në të gjithë botën ndalojnë së funksionuari

Shumë faqe interneti kanë ndaluar së punuari siç duhet për shkak të një ndërprerjeje të madhe të internetit në të gjithë botën, problemi u ndje edhe Shqipëri, ku shumë nga faqet online patën një ndërprerje të punës për gati 50 minuta.

Problemet dukej se ishin rezultat i një ngërçi në Cloudflare, një ofrues i infrastrukturës së internetit që fuqizon pjesën më të madhe të uebit.

Shumë sajte mbështeten në mjetet e kompanisë për t’i shërbyer në fakt informacionin dhe mediat e tyre përdoruesve, që do të thotë se problemet në Cloudflare godasin me shpejtësi faqet e tjera, që në dukje janë të palidhura.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Njerëzit që vizitonin ato sajte panë mesazhe ku shkruhej error 500, në vend të faqeve të zakonshme.Menjëherë pas njoftimit të problemit, Cloudflare tha se kishte gjetur burimin e problemit dhe po zbatonte një rregullim, ndërsa po “monitoronte” për çdo çështje të mëtejshme.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share