Djali i Elon Musk: Nuk dua të kem lidhje me babanë tim

Xavier Musk ka paraqitur në Gjykatë kërkesën për të ndryshuar gjininë dhe mbiemrin

Djali 18-vjeçar i miliarderit amerikan Elon Musk ka paraqitur kërkesën etij në një gjykatë në SHBA për të ndryshuar ligjërisht gjininë dhe mbiemrin.

Xavier Musk dorëzoi dokumentet në Santa Monica, në Kaliforni ku kërkoi të njihej si Vivian Jenna Wilson. Adoleshentja transgjinore shpjegoi se dëshiron të marrë mbiemrin e nënës si një mënyrë për tu shkëputur nga babai i tij.

“Unë nuk jetoj më me të dhe nuk dëshiroj të jem më i lidhur me babanë tim biologjik në asnjë mënyrë apo formë”, mësohet të ketë thënë Xavier.

Musk ka qënë i martuar me nënën e tij dhe nga marrëdhënia e tyre erdhën në jetë binjakët Xavier dhe Griffin dhe më vonë trenjakët: Damian, Kai dhe Saxon, tani 16 vjeç.

Është e paqartë se çfarë fshihet pas këtij refuzimi të Elon Musk në një mënyrë kaq publike. Musk nuk ka bërë ende një koment, dhe është e paqartë nëse ai ishte në dijeni të këtij vendimi. 50 –vjeçari është kritikuar muajt e fundit për disa deklartata të dhëna që disa pretendojnë se janë homofobike.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share