Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi përmes një postimi në facebook ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës dhe Shqipërisë të ndajnë 8 milion euro për Luginën e Preshevës
Arifi këtë apel e ka drejtuar drejt dy qeverive të cilat po mbajnë mbledhje të përbashkët sot në Prishtinë.
“Në kuadër të kësaj nisme apelojmë dy qeverive tona që të ndajnë së paku 8 milion euro, për mbështetjen e projekteve dhe mbajtjes gjallë të shqiptarëve në Luginë, përndryshe “nesër” do të jetë vonë” ka shkruar Arifi
Arifi në postimin e tij paralajmëroi se “mbledhja e dy qeverive shqiptare që mbahet sot në Prishtinë, mes tjerash do të ketë si pikë diskutimi edhe mbështetjen financiare ndaj Luginës së Preshevës”, mirëponë në mbledhjen e sotme as nuk u ndanë mjete për Luginën, e as që u diskutua fare për Luginën e Preshevës.