EKIPI DO TË VAZHDON PUNËN ME KATEGORITË E REJA
Kampionati i ri 2022/2023 në Ligën e Parë të futbollit vendor ka gjasa të mbetet me 11 klube, edhe pse akoma nuk është zyrtare por sipas asaj që po flitet nëpër kuloare të ndryshme thuhet se pronarët e kompanisë Remova mendojnë të largohen nga kampionati vendor.
Sipas disa informative tanimë futbollistët janë larguar dhe me siguri do të kërkojnë të angazhohen nëpër klubet tjera.
Abstenimi nga garat e Ligës së parë nuk do të thotë edhe shkrirjen e klubit pasi ekipi do të vazhdon me punë me kategoritë e reja kështu deri në kompletimin e Qendrës sportive “Renova arena”
Ndryshe skuadra e Renovës garon nga szoni 2003/04 fillimisht në Ligën e tretë, në kampionatin në Ligën e dytë ku u shpall kampion dhe siguroi kualifikim në ligën e pare. Nga seszoni 2005/06 deri në këtë të fundit 2021/22, ekipi i Renovës ka zhvilluara 532 ndeshje, ka shënuar 211 fitore, 157 barazime dhe 164 disfata duke shënuar 726 gola , ndërsa ka pranuar 625 gola. Renova në sezonin 2008/09 ishte skuadra e parë shqiptare që fiton titullin kampion i Maqedonisë së Veriut, ndërsa në sezonin 2011/12 fiton Kupën e Maqedonisë. Renova gjashtë herë ka prezantuar vendin në garat europiane një herë në Ligën e Kampionëve dhe pesë herë Europa Ligë.
Nga klubi i futbollit Renova gjatë kësaj periudhe kanë dalë numër i madhë të futbollistëve. /KlanMacedonia/