Inter-Asllani, takim pozitiv

Menaxheri: Marrëveshja mbyllet për pak ditë

Menaxherët e mesfushorit Kristjan Asllani u takuan me drejtuesit e Inter për të përcaktuar detajet përfundimtare kontraktuale dhe për të mbyllur marrëveshjen. Tashmë mes dy klubeve ka një marrëveshje me vlerë 14 milionë euro plus 2 të tjera në formë bonusi. Akordi me Empolin është gjetur ditët e fundit.

Interi dhe Kristijan Asllani, protagonist i madh në sezonin e fundit me fanellën e klubit toskan, po afrohen gjithnjë e më shumë për të thënë përfundimisht “po”.

Përfaqësuesit e futbollistit Luca Puccinelli dhe Elio Berti, diskutuan me drejtuesit e Interit mbi kontratën kohëzgjatjen dhe vlerën financiare.

“Takimi shkoi mirë, duhen edhe disa ditë për t’u mbyllur”, tha njëri prej tyre.

Asllani është i identifikuar si profili i duhur për t’u përfshirë në skuadrën e Inzaghit në sezonin e ardhshëm si zv.Brozovic.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share