DRITA ISLAMI: SHRPESOJ TË VRAPOJ KOHËN MË TË MIRË NË KËTË SEZON
Reprezentacioni i Maqedonisë Veriut , me atletët më të mire të saj merr pjesë në Kampionatin Ballkanik të Atletikës për senior. Njëra nga atletet nga e cila pritet medalje është Drita Islami e cila garon në displinën 400 metra me pengesa në orën 18:45.
“Unë do të vrapoj në displinë 400 metra me pengesa, ku pres të vrapoj kohën më të mire në këtë sezon sepse do të jetë gara e parë në këtë disiplinë. Pastaj normalisht presë që formën më të mire të arrijë në Lojërat Mesdhetare që do të mbahen në fund të muajit në Algjeri” deklaroi Drita Islami
Maqedonia e Veriut në këtë kampionat ballkanik do të prezantohet me aktualisht gjashtë garuesit më të mire në vend dhe ate katër në kategorinë e meshkujve si Dario Ivanovski në 3000 dhe 5000 metra, Jovan Stojoski në100 dhe 400 metra, Andreas Trajkovski në100 metra dhe kërsim së gjati, Leonid Vandeski në 3000 stipl dhe 5000 metra dhe Adrijana Pop Arsova në 3000 dhe 5000 metra. /KlanMacedonia/